Situata e koronavirusit, Greqia, gati të rikthejë kufizimet që të hënën

Situata e koronavirusit, Greqia, gati të rikthejë…

Greqia është gati që të rivendosë kufizimet për publikun dhe për udhëtimet javën e ardhshme, me qëllim parandalimin e shtimit të rasteve me koronavirus.

Autoritetet e vendit fqinj kanë paralajmëruar se, udhëzimet për t’u mbrojtur nga koronavirusi shpesh po injorohen.

Sipas Stelios Petsas, zëdhënësit të qeverisë, “autoritetet janë të vendosur për të mbrojtur shumicën e njerëzve nga pakica mendjelehtë”.

Ai ka shtuar se, qeveria ka të ngjarë të njoftojë kufizime të reja nëse do të jetë e nevojshme të hënën.

Greqia, e cila vendosi masa të rrepta bllokimi, ka ruajtur nivele të ulëta infeksioni.

Por rastet janë shtuar që kur u hoqën kufizimet dhe udhëtimet ndërkombëtare rifilluan javët e fundit.

Pestas tha se, autoritetet ishin përqendruar në rritjen e numrit të rasteve në shtetet afër, në vendet e Ballkanit.

Si dhe tek turistët që hynin në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor me Bullgarinë.

Ata vijnë në pikën e vetme të kalimit që është hapur për udhëtime jo të rëndësishme./Gazetaalbania.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit