“Situata më e keqe deri tani”/ Ekspertët: 1 në 30 banorë në Londër janë të infektuar me Covid

“Situata më e keqe deri tani”/ Ekspertët:…
Ekspertët në Angli në një studim që kanë bërë deklaruan se këto kohë janë më të vështirat në vend.
Featured image of article: “Situata më e keqe deri tani”/ Ekspertët: 1 në 30 banorë në Londër janë të infektuar me  Covid  

Londra është një nga qytetet më të prekura nga Covid në botë. Ekspertët në Angli në një studim që kanë bërë deklaruan se këto kohë janë më të vështirat në vend. Ata kanë thënë se 1 në 30 persona janë të infektuar në Londër sipas rezultateve të studimit.

Ata gjithashtu u shprehën se qytetet e tjera të Anglisë janë edhe më të rrezikuara pasi situata është herë më e keqe. 1 në 20 persona në qytetet e tjera janë të infektuar dhe se situata në spitale nuk është aspak e mirë, pasi që nga fillimi i janarit janë rritur shtrimet me një të katërtën.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Britaninë e Madhe janë regjistruar 2,957,472 persona me Covid, ndërsa 79,833 të tjerë kanë humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit