Situata me zgjedhjet në SHBA: Ende nuk ka një fitues, por njëri prej kandidatëve është në avantazh

Situata me zgjedhjet në SHBA: Ende nuk…

Presidenti Donald Trump pohoi përsëri se ai i ka fituar zgjedhjet, megjithëse votat ende po numërohen. Presidenti aktual ankohet për “korrupsion dhe mashtrim të jashtëzakonshëm në fletët e votimit me postë”, por për këtë nuk jep asnjë provë. Megjithatë, ai ka thënë se mendon që në fund të fundit do të duhet të vendosin gjyqtarët për rezultatin.

Joe Biden, nga ana tjetër, thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë ndërsa numërohen votat, duke shtuar se ai nuk ka dyshim se do të dalë fitues.

Fokusi është në katër shtete ku votat postare ende po numërohen – Arizona, Georgia, Nevada dhe Pennsylvania. Biden ka një epërsi në Nevada dhe Arizona dhe po largon avantazhin e Trump-it në Georgia dhe Pennsylvania. Në Georgia, të dy kandidatët janë shumë afër, me epërsinë e Trump në rreth 600 vota. Autoritetet kanë deklaruar se ata do të vazhdojnë numërimin e votave dhe shpresojnë që të kenë një rezultat brenda ditës së sotme.

Trump thotë se ai është “në rrugën e duhur për t’ia dalë në Arizona”, por numri i fundit, me 91% të votave të numëruara, tregon se Biden është përpara.

Pjesëmarrja e përgjithshme parashikohet të jetë më e larta në 120 vjet, me 66.9%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit