Situata në Afganistan, Luigi di Maio: Presim të marrim 2500 refugjatë

Situata në Afganistan, Luigi di Maio: Presim…

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka deklaruar se presin të marrin 2,500 refugjatë nga Afganistani.

“Ne duam të presim gjithsej 2,500 burra, gra dhe të mitur nga Afganistani,” tha Di Maio, i cili konfirmoi gjithashtu se qeveria e Mario Draghi ka ndërmend të organizojë një samit special G20 mbi zhvillimet në Afganistan,” tha ministri në një konferencë.

Ai i bëri thirrje BEsë të “përgjigjet me një zë” kërkesës për pritje dhe mbrojtje nga mijëra qytetarë të këtij vendi aziatik.

Ministri i Jashtëm italian theksoi gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të zbatojë strategji efektive për të luftuar trafikun e drogës të kultivuar në Afganistan.

“Është e drejtë që ne të gjithë të pyesim veten dhe të reflektojmë, në mënyrë që të identifikojmë dhe kuptojmë më mirë gabimet që janë bërë vitet e fundit që kanë çuar në një rënie kaq të shpejtë të qeverisë në Kabul ,” shtoi Di Maio.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit