Situata në burgje! Kush është vajza që Agim Ismaili e emëroi "Shefe të rrethimit të jashtëm" në burgun 302 (Foto)

Situata në burgje! Kush është vajza që…

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit disa ditë më parë. Një i burgosur, preu damarët duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Ky moment u shfrytëzua nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes dhe janë hedhur duke përdorur litarin e krijuar nga vetë ata. Por gjithçka dështoi kur zbritën në katin e parë dhe u pikasën nga një prej gardianëve dhe u arrestuan. Kjo arratisje nxori në pah shumë probeme që kishte në burgjet shqiptare, sidomos në 313 aty ku nodhen “kokat e krimit”.

Gazeta shkruan se pas publikimit, të artikulli: “Një profil i paautorizuar i Agim Ismailit”, dhjetëra mesazhe mbërritën në inboxin e redaksisë, e po ashtu edhe në numrin e telefonit që kemi vënë në dispozicion të lexuesve tanë. Në morinë e ankesave dhe denoncimeve, spikati pikërisht mesazhi i një punonjëseje të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Zonja, të cilës do t’i ruhet anonimati nga ana jonë, denoncon drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për një emërim specifik.

Bëhet fjalë për shtetasen Eni Lani, e cila sipas denoncueses ka punuar vetëm 3 ditë si roje kupole, më pas drejtori Agim Ismaili, e kaloi të komanduar në Drejtorinë e Përgjithshme, e më pas në datën 1 qershor, e emëroi oficere e fill pas kësaj, pa asnjë eksperiencë e gradoi si Shefe të rrethimit të jashtëm në IEVP “Mine Peza” ose “Burgu 302” në Tiranë.

Situata në burgje! Kush është vajza që Agim Ismaili e

Nëse folëm për abuzimet me fondet publike nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, për të cilin KLSH ka rekomanduar “shkarkim nga detyra”, sot do flasim për një tjetër lloj abuzimi. Ndoshta dhe më të rëndë se abuzimi ekonomik.

Situata në burgje! Kush është vajza që Agim Ismaili e
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit