Situata në Kakavijë, Meta i vêrsulet: Përgjegjësia jote dhe e qeverisë, ia vure fajin qytetarëve

Situata në Kakavijë, Meta i vêrsulet: Përgjegjësia…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli në një konferencë sot pas situatës së krijuar në Kakavijë ditët e fundit.

Meta i kërkoi ndjesë qytetarëve, në emër të shtetit shqiptar, ndërkohë deklaroi se fajtor për këtë situatë është vetëm qeveria shqiptare.

Ditët e fundit të gjithë jemi tronditur nga situata humanitare ku mijëra emigrantë shtetas shqiptarë u lanë me ditë të tëra të braktisur dhe në kushte të vështira. Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Si çdo herë qeveria gjen justifikime duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit ndërkohë që është përgjegjësi e saj.

Përgjegjësia është vetëm mbi shtetin.

Radhët kilometrike në kufi sidomos në kushtet e pandemisë janë të patolerueshme. Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla.

Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët për kushtet.

Qeveria fajësoi dhe vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata. Kjo është e pafalshme dhe e papranueshme sepse është papërgjegjshmëri” – deklaroi Meta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit