Situata nga pandemia, BE pritet të lejojë udhëtarët nga 14 vende të sigurta

Situata nga pandemia, BE pritet të lejojë…

BE po përgatit të nxjerrë një listë me 14 vende, shtetasit e të cilëve konsiderohen të sigurt për t’u lejuar nga 1 korriku të hyjnë në vendet e unionit e megjithatë SHBA, Brazili dhe Kina janë të përjashtuara.

Mes udhëtarëve që do të lejohen të hyjnë në Europë janë ata nga Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku dhe Koreja e Jugut.

Burime nga diplomatët bëjnë me dije se BE është e gatshme të shtojë Kinën në këtë listë, nëse qeveria kineze ofron të njëjtën marrëveshje për udhëtarët e BE-së.

Në listën e deritanishme të vendeve “të sigurta”, e cila më shumë mundësi që do të ndryshohet, janë Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht është duke negociuar “ura ajrore” me disa shtete anëtare të BE-së, në mënyrë që koronavirusi të mos bllokojë plotësisht sezonin turistik./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit