Situata post-Covid/ Aktivisti i njohur flet për ndotjen e deteve: Do të ketë më shumë maska sesa kandilë deti

Situata post-Covid/ Aktivisti i njohur flet për…

Plazhet në Côte d’Azur franceze si Cannes ose St. Tropez janë ndër pikat më të lakmuara të pushimeve në të gjithë botën, por tani pandemia e koronavirusit ka bërë që mijëra maska dhe doreza të përfundojnë në ujë.

Laurent Lombard, një zhytës dhe themelues i Operacionit Jofitimprurës “Mer Propre”(Operacioni Det i pastër) ka ngritur alarmin për gjetjen e shisheve PPE dhe dezinfektuesve të duarve në operacionet e tyre të pastrimit të detit, dhe fotot e gjetjeve të tyre i kanë ndarë me CNN.

Ai paralajmëroi në Facebook se “së shpejti mund të ketë më shumë maska sesa kandilë deti” në detin Mesdhe.

Operacioni Mer Propre dëshiron të rrisë vetëdijen se si shmangia e mbeturinave është thelbësore për mbajtjen e pastër të oqeaneve.

Në fund të shkurtit, organizata me qendër në Hong Kong, OceansAsia raportoi se kishte gjetur ” maska kirurgjikale në vijën e bregut” në Ishujt Soko.

/Burimi:’CNN‘ Përktheu dhe Përshtati:  Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit