Situata problematike e rendit, Rama justifikon paaftësinë e Lleshajt para fakteve të opozitës

Situata problematike e rendit, Rama justifikon paaftësinë…

Mekjes së ministrit të Bredshëm, Sandër Lleshaj, përballë shifrave të kriminalitetit në rritje dhe degradimit të policisë, i ka dalë në mbrojtje sot Kryeministri Edi Rama. Pas fjalës së ministrit Lleshaj sot në Kuvend dhe replikave me deputetët e opozitës, kryeministri Rama, ka marrë fjalën dhe i ka bërë avokaturën ministrit më të goditur dhe më të kritikuar të momentit.

Sipas Ramës, asnjë vend demokratik nuk ka zeruar vrasjet, trafiqet, kriminelët apo policët e korruptuar dhe se ministri, nuk është as hetues, as prokuror dhe se policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional.

“Nuk ka asnjë vend demokrati, edhe vendet më të zhvilluara e më të sofistikuara nuk i kanë zëruar as vrasjet, as trafiqet, as kriminelët, as policët e korruptuar. Nuk i kanë zëruar.

Jo shumë larg në kohë por pak kohë më parë drejtori i policisë i një prej vendeve që rankohen më lart prej vitesh, Finlanda me kriminalitet të ulët e korrupsion thuajse zero doli se për vite e vite kishte bashkëpunuar me krimin.

Unë besoj që fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm policët që janë arrestuar, janë çuar për hetime penale, janë pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon një fakt si ai që përshkruani ju por tregon të kundërtën, vullnet e angazhim për të luftuar qoftë përballë, qoftë brenda vetes”,- ka delaruar Rama.

Ai ka vijuar më tej duke përmendur rastet e krimeve më të bujshme të kohëve të fundit, duke thënë se: “Ju flisni këtu për shoferë, për njerëz me kapele, pa kapele, për njërin që doli tek kthesa, ndërkohë që ne jemi parlamenti i Shqipërisë.

Këtu nuk flitet kështu. Sigurisht që është folur kështu dhe flitet por nuk duhet të flitet kështu. Kjo që tha ministri ndodh sot. Doni nuk doni ju, ministri i Brendshëm nuk është as hetues, as prokuror, as njeriu që mbledh kamerat e ti tregojë Policisë së Shtetit si shihen kamerat. Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional”.

Sipas Ramës, policia sot nuk mund të krahasohet me policinë dje dhe se është institucioni më i besueshëm për qytetarët shqiptarë.

Duke ju drejtuar në mënyrë të drejtë për drejtë deputetit Valteri që replikoi më herët me ministrin Lleshaj, kryeministri Rama tha: “Ka një fakt zoti Valteri, këtu në parlament është bërë nami për ta bërë baltë policinë e shtetit dhe çuditërisht populli shqiptar kur pyetet kush është institucioni më i besueshëm në Shqipëri, zgjedh policinë. Policia nuk bën lajm kur parandalon vrasje, lajmin e bën vrasja. Faktikisht sot jo zbulueshmëria, por kapja e autorëve të krimeve as nuk krahasohet me përpara”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit