Situata problematike me reshjet e shiut, ja paralajmërimi që lëshojnë autoritetet kosovare

Situata problematike me reshjet e shiut, ja…

Kosova është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Në një dalje publike IHMK-ja ka paralajmëruar qytetarëtse reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut.

Komunat më problematike paraqiten Skenderajt, Drenas e Vushtri. Kujtojmë që Europa Perëndimore është goditur nga përmbytje të mëdha duke shkaktuar mbi 120 të vdekur.

Situata më e rënduar paraqitet në Gjermani ndërkohë që Belgjika, Zvicra dhe Holanda kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit