Situata shqetësuese nga COVID, Meta thirrje të fortë Ramës: Rrit buxhetin për shëndetësinë

Situata shqetësuese nga COVID, Meta thirrje të…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të shtojë menjëherë buxhetin për shëndetësinë.

Vetëm në këtë mënyrë sipas Metës, virusi do luftohet me të gjitha kapacitetet.

Meta, nëpërmjet një statusi në Facebook, shprehet se jeta e qytetarit ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër.

“Vlerësoj angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme, por ritmet tepër shqetësuese nga dita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit të viktimave, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës, qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre,” shkruan Meta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit