Situata tek Infektivi/ Shtohen rastet në spital, familjarët dhe automjetet krijojnë radhë të gjata në oborr

Situata tek Infektivi/ Shtohen rastet në spital,…

Dita e sotme ka sjellë raste të shumta në pacientëve që janë shtruar në spitalin Infektiv.

Gjithashtu numri i të afërmëve që janë të pranishëm para spitalit është i madh duke e bërë situatën më të vështirë. Kjo për shkak se pacientët janë shtruar orët e fundit në spital dhe familjarët duan të dinë se çfarë po bëhet me të afërmit e tyre.

Për pasojë është rritur dhe numri i automjeteve që ndodhen para spitalit Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur ditën e djeshme se në katër spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Dje u raportua se kanë ndërruar jetë 6 viktima dhe janë shënuar 185 raste të reja.

Burimi Tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit