Situata vijon dramatike në Kosovë, 16 humbje jete në 24 orë. 258 raste të reja

Situata vijon dramatike në Kosovë, 16 humbje…

Kosova vijon me ritme të frikshme rritjen nga situata e koronavirusit.

16 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shifra më e lartë e regjistruar.

Ndërkohë, në 480 testime të zhvilluara, 258 persona kanë rezultuar pozitivë.

8104 raste numërohen pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 212 janë viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, 196 pacientë fituan betejën me këtë sëmundje duke dalë negativ.

Njoftim nga IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit