Një qytetare ka dërguar pamje shqetësuese në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen disa fëmijë të vegjël, rreth moshës 8–9 vjeç, duke lëvizur me skuter mes makinave në rrugë.
Ngjarja është filmuar në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, ku sipas qytetares, fëmijët prej gati 3 orësh po bëjnë manovra të rrezikshme, duke dalë përpara automjeteve.
“Thirrje për prindërit: Disa fëmijë të vegjël, rreth moshës 8–9 vjeç, po lëvizin me skuter mes makinave, duke bërë spektakël në rrugë dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve: kujdesuni për fëmijët tuaj dhe mos i lini pa mbikëqyrje në rrugë. Një moment pakujdesi mund të sjellë pasoja të rënda!”, – shkruan qytetarja.
Pamjet tregojnë qartë rrezikun e madh që u kanoset të vegjëlve, teksa prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të mos i lënë pa mbikëqyrje në rrugë.
<iframe width=”315″ height=”560″ src=”https://www.youtube.com/embed/o36A48JtvTo” title=”Situatë alarmante në Tiranë, thirrje për prindërit: Fëmijët e vegjël me skuter mes makinave!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>