Situatë apokaliptike nga Covidi në Indi, trupat e njerëzve të vdekur pushtojnë lumin e shenjtë (FOTO)

Situatë apokaliptike nga Covidi në Indi, trupat…

Covid-19 ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në Indi, teksa sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps për shkak të fluksit të papërballueshëm.

Në ditët e fundit raportohet të jenë gjetur nga banorët qindra trupa të pajetë në brigjet e lumit Gang, që dyshohet se kanë humbur jetën nga koronavirusit.

Meqenëse lumi Gang konsiderohet si i shenjtë nga indianët, trupat e pajetë u dogjën përgjatë tij për të shmangur përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Një gjë e tillë u përgënjeshtru nga autoritetet shtetërore indiane, të cilët pohuan se trupat e viktimave të zbuluara të groposur në rërën e lumit nuk kanë lidhje me pandeminë e Covid-19.

India momentalisht konsiderohet si vendi më i goditur nga vala e dytë e pandemisë, ku mbi 25 milionë persona janë infektuar ndërsa 275 mijë prej tyre kanë humbur jetën.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi mund të jetë disa herë më i lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit