Situatë dramatike në Gjemani/ 33 të vdekur si pasojë e përmbytjeve, dhjetra të zhdukur

Situatë dramatike në Gjemani/ 33 të vdekur…

33 persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e përmbytjeve masive që kanë përfshirë vendin.

Më e rëndë situata ka qenë në disa shtete ku ndërtesat dhe makinat janë marrë para nga vërshimet masive të ujit.

Zyrtarët thanë se përmbytja ishte katastrofike.

Ndërkohë kancelaria Angela Mekel e cila është në SHBA për një takim me presidentin Joe Biden, u shpreh se ajo ishte e shokuar nga kjo ngjarje.

Më shumë se 70 njerëz besohet se janë të humbur në distriktin e Ahrweiler. ndërkohë që janë mbyllur dhe shkollat në pjesën perëndimore të vendit.

Aspak e mirë ndërkohë, larg nga kontinenti i Evropës, duket situata edhe në Amerikë, ku shtete si New York, Havana, Kuba rrezikohen nga stuhia Elsa.

Pamjet nga New York tregojnë përmbytje në një rrugë kryesore dhe në një stacion metroje , ku niveli i ujit pritet të rrite me mbërritjen e stuhisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit