Situatë dramatike në spitalet e Indisë, mjeku 26-vjeçar vendos kush do vdesë dhe kush do të jetojë

Situatë dramatike në spitalet e Indisë, mjeku…

India po kalon një periudhë të vështirë si pasojë e Covid, pasi po përjeton valën e dytë të pandemisë. Numri i të infektuarve ka shkuar në 20 milionë dhe gjithashtu ka patur edhe qindra mijëra viktima, saqë shpesh është hasur vështirësi për varrosjen e tyre. Spitalet gjenden në një kolaps dhe kaos total për shkak të fluksit të lartë të pacientëve dhe në gjithë këtë situatë, nuk mund të mungojnë edhe rastet dramatike. E tillë është gjendja e një mjeku 26-vjeçar, i cili ende nuk ka përfunduar studimet, por që ndodhet në një pozicion mjaft të vështirë, pasi i duhet të vendosë se kush do të jetojë dhe kush duhet të vdesë. Ai quhet Rohan Aggarwal dhe mbi shpinë ka barrën e vështirë për të vendosur se cili pacient do të jetojë dhe cili do të vijojë të marrë trajtimin në spital nisur nga gjendja e tyre shëndetësore.

Kush do të shpëtohet, kush të mos shpëtohet duhet të vendoset nga Zoti. Ne nuk jemi krijuar për këtë, ne jemi thjesht njerëz. Por në këtë momen ne jemi të detyruar që ta bëjmë këtë gjë ”- u shpreh ndër të tjera mjeku 26-vjeçar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit