Situatë e frikshme në Berat, 8 raste me COVID. 5 prej tyre infermierë në spital

Situatë e frikshme në Berat, 8 raste…

Situatë e frikshme prej koronavirusit në Berat.

8 raste të reja janë shënuar, dhe ajo që është më shqetësuese, është fakti se 5 prej tyre janë staf dhe pjesë e mjekëve të spitalit.

Të prekurit nga sa mësohet, janë infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe në Urgjencë.

Ndërkohë, tre raste të tjerë janë shënuar tek një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punëtor kaldaje.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit