Situatë e rëndë me Covid-19 në Korenë e Veriut, Kim Jong merr vendimin ekstrem...

Situatë e rëndë me Covid-19 në Korenë…

Qyteti i Kaesong, afër kufirit me Korenë e Veriut, ka hyrë në izolim.

Kim Jong ka thirrur per kete një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Politike, duke e cilësuar situatën “kritike” dhe urdhëroi që të vendoset “sistemi anti-Covid-19 në emergjencë maksimale”.

“Izolim total të Kaesong dhe izolim çdo rrethi dhe rajoni nga njëri-tjetri”, urdhëroi Jong-un.

Media shtetërore kineze raportoi se Kim e quajti kete një “situatë kritike në të cilën mund të thuhet se virusi i mbrapshtë ka hyrë në vend”.

“Pacienti zero” i Koresë së Veriut thuhet se është kthyer nga Koreja e Jugut.

Një rrethanë që mund të hapte një front të ri krize midis Pyongyang dhe Seul.

Deri më sot, Pyongyang nuk kishte deklaruar kurrë raste me koronavirus, megjithëse zhdukja e Kim nga skena publike në prill për tre javë dhe më pas për periudha të tjera të gjata midis majit dhe qershorit kishin ngritur dyshime se situata e pandemise mund të pershkallezohej ne vend.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit