Situatë skandaloze te Covid 2, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka 2 ditë pa ujë

Situatë skandaloze te Covid 2, spitali ‘Shefqet…

Spitali “Shefqet Ndroqi”, është kthyer edhe në spitalin “Covid 2”, pas atij të Infektivit.

Por, prej 48 orësh aty nuk ka ujë nëpër rubineta.

Përveç anës shëndetësore për të luftuar me virusin, ata duhet të mundohen duke mos pasur as ujë.

Duke shtuar edhe temperaturat e larta, është bërë diçka e pamundur të qëndrosh në ambientet e brendshme të spitalit.

Godina është pa sistem kondicionimi, e gjithashtu tashmë shtohet edhe mungesa e ujit.

Pacientët janë të vendosur edhe në 3 apo 4 veta brenda të njëjtës dhomë.

Edhe urgjenca e këtij spitali është një tjetër problem.

Pacientët të konfirmuar me koronavirus vendosen në një sallë pa ndarje nga njëri-tjetri.

Kjo e rrit akoma më shumë situatën virologjike brenda ambientit.

Përveç pacientëve, ata që e ndiejnë edhe më shumë mungesën e ujit janë mjekët, duke ua vështirësuar punën.

Higjiena personale duke larë duart është primare, dhe qeveria nuk harron ta thotë, por mesa duket harron të sigurojë ujin për ata që e luftojnë të parët koronavirusin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit