“S’janë as në fe dhe as në traditë”, Imami Ahmet Kalaja për legjitimimin e martesës me shumë gra

“S’janë as në fe dhe as në…

Imami Ahmed Kalaja, në një reagim në rrjete sociale ka folur për diskutimet e zhvilluara së fundmi lidhur me kërkesën për legjitimimin e poligamisë.

Diskutimet janë zhvilluar nga gra që kërkojnë që bashkëshortët e tyre të jenë të lirë të kenë sa gra të duan.

Kalaja në statusin e tij sqaron se kjo gjë nuk është në fe dhe në traditë.

Imami Ahmed Kalaja, shprehet se “martesa me kontratë” është haram, është jo islame duke të çuar drejt imoralitetit.

Por edhe në aspektin ligjor, janë në shkelje të plotë të ligjit.

Postimi i plotë:

Ata nuk janë ne, as në fe as në traditë!

Martesa e përkohshme-Mutah, kundrejt pagesës.

‘Martesa me kontratë’ Mutah është haram në fenë që Zoti i shpalli Muhamedit a.s siç transmetohet nga Halifi i katërt Aliu r.d.

Haram njësoj si mishi derrit, alkoli, kamata.

Kjo lloj “martese” është jo Islame edhe rrugë drejt zinasë ( imoraliteti ) , ose një lloj zinaje e institucionalizuar.

Kjo lloj “martese” është bërë simbolistikë dalluese e tyre si edhe ndalimi i saj veçori dalluese e jona Ehli Sunet ose Sunijtë siç thuhet.

Më interesantja është se ai që e transmetoi ndalesën ishte vetë Aliu r.d. Nga këtu kuptojmë se kush e nderon dhe e kush e përdor figurën e tij.

Feja është ajo që kemi e ajo që na është trashëguar brez pas brezi.

Çdo prurje e jashtme analizohet është brënda Islamit tonë e pranojme eshtë jashtë Islamit tonë e refuzojmë, dhe ju themi propaganduesve të saj, prurësve të të resë:

“E mbajtshi ju vetë me shëndet se nuk është feja e Profetit Muhamed”.

Ftesë edhe Thirrje Mediumeve Mediatike;

Nëse dëshironi mbi Islamin referohuni në Istitucione edhe jo në Haliçunacione.

Mos më për klikime me fenë se nuk dihet se kush ndikohet prej frymave të huaja ndoshta edhe familjet tuaja.

Faleminderit shumë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit