“Sjellja e Serbisë është e papranueshme”/ Ministrja e Jashtme e Kosovës bisedim me diplomatin gjerman: Po shkelin marrëveshjen e Washingtonit

“Sjellja e Serbisë është e papranueshme”/ Ministrja…
Featured image of article: “Sjellja e Serbisë është e papranueshme”/ Ministrja e Jashtme e Kosovës bisedim me diplomatin gjerman: Po shkelin marrëveshjen e Washingtonit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar ditën e sotme me diplomatin gjerman Peter Beyer. Lajmin e ka bërë me dije vetë Minsitrja me anë të një njoftimi në Facebook, ku shkruan se Beyer është edhe raportuesi i Kosovës në Këshillim Evropian. Ajo tha se gjatë bisedimit me të kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për dialogun me Serbinë. Ajo tha se shprehu shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat kërcënuese të Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se Vuçiç ka shkelur marrëveshjen që vetë firmosi në Washington.

Postimi i Ministres:

Koordinimi trans-atlantik do të sjellë rezultate të prekshme në dialog. Sot zhvillova një video-konferencë me z. Peter Beyer, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator për Bashkëpunimin Trans-Atlantik në Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane, me të cilin diskutova për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Gjatë këtij bashkëbisedimi e njoftova z.Beyer për situatën politike në vend përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, ku shpreha angazhimin tim të plotë si Ministre e Diasporës, në mirë-informimin e bashkëqytetarëve tanë për procesin e votimit përmes postës. Diskutuam edhe për procesin e Dialogut ku shpreha shqetësimin për qasjen tërësisht agresive të Serbisë, e cila po vazhdon me deklarata kërcënuese e retorikë shoviniste e raciste ndaj Kosovës, duke shkelur secilën marrëveshje të arritur deri më sot, më të fundit atë të Uashingtonit, e duke bërë veprime të papranueshme për ne, siç janë arrestimi pa arsye dhe mbajtja në burg pa të drejtë e shtetasve të Kosovës. U dakorduam me z.Beyer se koordinimi trans-atlantik mes SHBA-ve dhe BE-së për Dialogun do ta rigjallërojë këtë proces edhe do të sjellë rezultate të prekshme, përtej veç firmosjes së marrëveshjeve. E njoftova z.Beyer se edhe përkundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ne nuk kemi lënë anash në asnjë moment detyrat shtetërore dhe se jemi jashtëzakonisht vigjilent për të mos lejuar askënd që ta nëpërkëmbë shtetin tonë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit