Sjellje “cubash”| Drejtori i Ujësjellësit sherr me Policinë: Jam me PS-në, parkoj ku të dua

Sjellje “cubash”| Drejtori i Ujësjellësit sherr me…

Drejtori i Ujësjellësit në Përmet është vënë nën hetim nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për parkimin e automjetit. Florian Dauti është konfliktuar me efektivët, nën argumentin se është drejtor i Partisë Socialiste dhe se mund të parkojë ku të dëshirojë.

Me një sjellje rrugaçërore, Dauti ka tentuar të vërë në presion efektivët e policisë, të cilët kanë kryer detyrën deri nqë fund. Ai është shoqëruar në Komisariat dhe është proceduar penalisht për mosbindje.  Florian Dauti është kryetari i Partisë Socialiste në Frashër. Ai ka qenë shef i shtabit të kandidates socialiste Mirela Kumbaro në zgjedhjet e prillit të kaluar.

Njoftimi i Policisë:

Nuk iu bind urdhrit dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, duke e parkuar në mënyrë të parregullt automjetin, procedohet penalisht 30-vjeçari. Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet proceduan penalisht shtetasin F. D., 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet (me detyrë drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit