S'ka më biletat e autobusi prej letre... do të priten on-line nëpërmjet kompjuterit ose telefonit

S’ka më biletat e autobusi prej letre……

Përdoruesit e autobusëve urbanë dhe interurbanë nuk do të presin më nga faturinot që këta të fundit t’u japin bileta udhëtimi, pasi t’u kenë marrë paratë.

Pajisja me bileta autobusi di të bëhet online dhe do të blihet nga një aparat telefoni ose kompiuter.

Kështu të paktën është parashikuar që të bëhen pas një projekti të AKSHI-t, që mendon të reduktojë kostot dhe kohën për qytetarët.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë publik projektin dhe investimin më të fundit, në lidhje me transportin publik.

Kjo gjë, sipas ALSHI-t, pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe të ardhurat në buxhetin shtetëror.

Sipas agjencisë, investimi do të largojë përfundimisht informalitetin në këtë treg.

Kjo do të ndihmojë biznesin e transportit të ulë kostot dhe të rrisë konkurrencën në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

E-transport ka parashikuar të ndërtojë një sistem elektronik, që bën të mundur menaxhimin e transportit brenda qytetit.

Ndërkohë që do të ofrohen bileta javore ose mujore.

Njoftimi i AKSHI-t:

I gjithë procesi do të kryhet online, ku tashmë të gjithë qytetarët dhe bizneset janë të ndërgjegjshëm për efektet pozitive që vijnë nga kjo mënyrë ofrimi shërbimi:

  • Ulje kostosh;
  • Shërbim më i shpejtë;
  • Aplikim online nga kudo dhe kurdo,

duke mos u shqetësuar nëse ka kaluar ora 16.30 e mbylljes së zyrave të institucionit, apo për largësinë që ka nga zyra e biznesit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit