S’ka më pacientë, mbyllet spitali COVID4 në Tiranë

S’ka më pacientë, mbyllet spitali COVID4 në…

Si për çudi, ditët e fundit janë regjistruar një numër i ulët të infektuarish me Covid-19, krahasuar me shumë pak ditë më parë, e ndoshta kjo ka ardhur edhe për shkak të uljes së testimeve. Si rezultat i uljes së shifrave, bëhet e ditur se është mbyllur spitali Covid4, i cili trajtonte pacientët me koronavirus, por në gjendje më të lehtë.

Ndërkohë vazhdojnë të kenë pacientë tre spitalet e tjerë, por edhe në spitalet e disa qyteteve që trajtojnë pacientë me Covid. Kujtojmë se dita e djeshme shënoi vetëm 371 të infektuar me Covid.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit