S’ka më vende në spitale, ky është vendi ku pacientët me koronavirus s’po marrin as trajtim

S’ka më vende në spitale, ky është…

Situata e pandemisë së koronavirusit shfaqet dramatike në Indi, ku ekipet spitalore detyrohen t’i kthejnë pacientët mbrapsht në pamundësi për të përballuar fluksin e tyre.

Kryeqyteti i Indisë Delhi mund të ketë më shumë se gjysmë milion raste të koronavirusit deri në fund të korrikut, sipas zyrtarëve.

Ndërkohë, numri i rasteve Covid-19 në qytetin më të prekur nga vendi, Mumbai, ka tejkaluar Wuhan-in në Kinë, ku u shfaq për herë të parë virusi.

Spitalet në vend po mundohen të përballojnë numrin e pacientëve që po marrin. Shumë prej tyre po vdesin pa marrë trajtimin që u duhet.

Sipas të dhënave nga OBSH-ja India rezulton me një numër prej 309,603 të infektuarish prej të cilëve 8890 persona kanë gjetur vdèkjen, 154,330 janë shëruar dhe 146,383 janë raste aktive.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit