‘S’ka shans në botë që të pranojë mami’, Veliaj zbulon sekretin si u bind Bozo

‘S’ka shans në botë që të pranojë…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke prezantuar disa nga kandidatët e PS-së që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. E para që u mor ”në pyetje” nga Veliaj ishte inxhinierja Luljeta Bozo, e cila zbuloi edhe si u bind për të qenë pjesë e listave.

Bozo foli dhe për familjen e saj, për të cilën tha se ka shumë anëtarë, dhe në këtë periudhë pandemie janë dashur që të frenohen disi vizitat te njëri-tjetri.

Veliaj: Unë fillimisht fola me vajzën tëndë, i thashë për idenë që kishim së bashku me kryeministrin, unë pa mbaruar fjalën ajo më tha ‘nuk ka shans në botë që ta pranojë mami’, se nuk i vjen të merret me politikë

Bozo: E kam thënë disa herë dhe kur jemi takuar me zotin Edi Rama, e para ishte vlerësimi që mu bë, dhe nga mbështetja që më kanë dhënë njerëzit pas tërmetit. Nuk di ça emri që ti vë vetes, njerëzit nuk futeshin në shtëpi, nëse unë nuk shkoja që tiu sjikoja shtëpinë, më shihnin sikur isha perëndia.

Unë jam shumë e kthjellët në mendje, kam  shumë energji, dhe ide që mund të zgjidhen në rast se angazhohem në politikë.  Unë jam një njeri që eci me plane, nuk bëj asgjë pa plan. Unë them që një mendje është më keq se hiç mëndje, dy mëndje janë një gjysmë mëndje, dhe shumë mëndje bashkë pastaj na duhen për të ecur përpara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit