"Skam konflikte"/ Çfarë deklaroi Endrit Dokle për masakrën e Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj

“Skam konflikte”/ Çfarë deklaroi Endrit Dokle për…

Endrit Dokle u shoqërua mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pasi u kap duke lëvizur në shoqërinë e Fatjon Muratit, i shpallur në kërkim.

Emri i Dokles është përmendur fillimisht nga Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij deklaroi se Ervis Martinaj i kishte ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por Dumani kishte refuzuar.

Dokle u lakua edhe në masakrën e Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë miqtë e afërt të Vis Martinajt, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, bashkë me kushëririn e tij Brilant Martinaj.

Në dëshminë e tij para bluve, Dokle ka mohuar përfshirjen në ngjarje dhe çdo konflikt të mundshëm me viktimat.

“S’kam lidhje me ngjarjen, nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur më një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua vë në dispozicion”, mësohet të ketë thënë Dokle.

Fatjon Murati i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, pritet të dalë në gjykatë. Hetimet për Doklen do të vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit