“S’kam para të kurohem”, gruaja e sëmurë në Elbasan ka nevojë për ndihmë

“S’kam para të kurohem”, gruaja e sëmurë…

Një rast që kërkon vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme është raportuar nga një qytetar në qendër të Elbasanit, ku prej rreth dy muajsh një grua kërkon ndihmë nga kalimtarët.

Sipas dëshmisë së qytetarit, gruaja ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ka një infeksion të dukshëm në zonën e syrit. Qytetari tregon se ka biseduar me të dhe se ajo i ka deklaruar se nuk ka mundësi financiare për t’u kuruar.

Më tha që s’kam para të kurohem. Më erdhi shumë keq. Tha se në spital nuk të prekin pa lekë. Unë fola dje me të, ndërsa sot nuk e pashë aty. Më tha se kishte shkuar në spitale, por nuk e kishin prekur.”

Sipas qytetarit, gruaja shihet çdo ditë në të njëjtën zonë, afër dyqanit SportVision prej afro dy muajsh. Gjendja e saj shëndetësore, veçanërisht infeksioni i raportuar në sy, ngre shqetësim dhe kërkon vlerësim të menjëhershëm nga profesionistët e shëndetësisë.

Përballë këtij rasti, apeli u drejtohet Shërbimit Social të Bashkisë Elbasan, strukturave të shëndetësisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të verifikojnë situatën dhe të sigurojnë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor e social.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit