Skandal/ 6 policë ruajnë koshin e plehrave

Skandal/ 6 policë ruajnë koshin e plehrave

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me angazhimin e policisë kundër atyre që guxojnë të marrin kanaçet nga koshat e mbeturinave.

Malltezi shkruan me ironi se 6 policë kapën kriminelin!

“Kish marrë ca kanace thonë gojët e liga, jo kish guxuar të prekte thesin e floririt për Ramën, Veliajn, Ahmetajn e Blushin përmes sekserëve Zoto dhe Mërtiri, që po vjedhin 360 milionë euro nga taksat publike por që kanë edhe monopol plehrat, inertet, materialet e riciklueshme, e gjithshka në Sharrë.

Ndaj shpërdorohen 6 policë për të gjurmuar kush merr kanaçe nga koshat e plehrave!! #trishtim #plehrat”, shkruan Malltezi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit