FOTO që po 'thyejnë' rrjetin/ Skandal dhe humor, e nisi 'Lamborghini', e 'bitis’ nudisti  

FOTO që po ‘thyejnë’ rrjetin/ Skandal dhe…

Pas gjithë këtij ankthi që po heqim duket se asnjë nuk e ka mendjen në vend.

Dhe askush s’ia ka ‘ngenë’ askujt.

Këtë na e vërteton më së miri Gjermania, pasi arriti të prodhojë disa  foto-lajme që u bënë virale jo vetëm në këtë vend, por në mbarë Europën.

Në rastin e parë, policia nisi një aksion për të kontrolluar makinat e modifikuara.

 Ajo ndaloi një mjet tip Lamborghini Huracan EVO SPYDER me vlerë mbi 200 mijë euro.

Fillimisht ato u habitën pasi drejtuesja kishte veshur taka kaq të larta, sa e bënin të vështirë të ngiste mjetin.

Por pasi kontrolluan makinën dhe zbuluan se ajo nuk kishte asnjë modifikim, u habitën akoma më shumë kur panë se drejtuesja nuk kishte patentë.

Ajo u shoqërua për në komisariat.

[ngg src=”galleries” ids=”283″ display=”basic_imagebrowser”]Në rastin e dytë, fotot qesharake u bënë virale në mbarë botën.

Ato tregojnë një nudist teksa ndjek një derr të egër në një park në Berlin.

Derrat e egër janë vizitorë normalë në kryeqytet, por këtë herë njëri prej tyre zemëroi një nudist pasi i vodhi qesen.

 Nudisti nisi ta ndiqte, teksa njerëzit qeshnin.

Ai u justifikua se duhej ta kapte derrin pasi brenda në qese kishte laptopin. Kur u kthye me qesen në dorë, të gjithë duartrokitën.

Megjithatë ai nuk e dinte se do bëhej kaq i famshëm.

[ngg src=”galleries” ids=”284″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi:DailyMail/ Përshtati:Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit