Skandali i Erion Veliajt me kopshtet dhe çerdhet, kërkon çdo ditë raport nëse janë të vaksinuar apo jo

Skandali i Erion Veliajt me kopshtet dhe…

Avokati Altin Goxhaj ka bërë sërish ditën e sotme një tjetër denoncim. Këtë herë ai ka adresuar një skandal që lidhet me Bashkinë e Tiranës dhe kreun e bashkisë Erion Veliaj. Konkretisht bëhet fjalë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve. Sipas një shkrese të bërë publike nga avokati, Bashkia kërkon që të gjithë prindërit të çojnë çdo ditë raport nëse janë apo jo të vaksinuar.

“Nesër do tu thotë të pavaksinuarve që nuk do ju lejojmë të sillni fëmijët në kopsht”, thotë Goxhaj.

Postimi i plotë:

Skandali i Formularit të Çerdheve:
Veliaj po bëhet gati të përzejë nga kopshtet dhe çerdhet fëmijët e të pavaksinuarve.

Jo më kot, Bashkia detyron prindërit e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe që çdo ditë të deklarojnë drejtoreshave se sa veta janë të vaksinuar në shtëpinë e tyre.. Kjo është e paligjshme që Veliaj ti bëjë apel prindërve çdo ditë nëse janë vaksinuar apo jo, dhe kjo nuk i hy në punë as dreqit sps si të vaksinuarit ashtu edhe të pavaksinuarit janë njësoj infektues.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Faltingoxhaj.al%2Fposts%2F3068060210148510&show_text=true&width=500

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit