Do t'a hanin shqiptarët, kapen 15 kontejnerë me oriz sintetik në Portin e Durrësit

Do t’a hanin shqiptarët, kapen 15 kontejnerë…

Një skandal i vërtetë që mund të rrezikoj shëndetin e shqiptarëve është zbuluar në Portin e Durrësit.

U mësua se ditën e mërkurë, autoritetet portuale kanë sekuestruar një sasi shumë e madhe me oriz sintetik me origjinë nga Vietnami. Ky produkt sipas Bashkimit Europian është shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Ndërsa orizi i gjetur, besohet se ishte planifikuar të futej dhe të përpunohej në stabilimentet e ambalazhimit në Shqipëri dhe të shitej te konsumatorët shqiptarë, duke i shkaktuar dëm ekonomik dhe shëndetësor.

Por a është hera e parë që ky produkt tentohet të futet në Shqipëri? Kësaj pyetje mund ti japin përgjigje vetëm autoritetet, por besohet se kjo skemë është e përsëritur.

Ndërsa organi shtetëror që duhet të merrem me sigurinë ushqimore për shqiptarët është i në gjumë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konsiderohet se vendi i qokave dhe nuk i kushtohet rëndësi. Është pozicion që e marrin të besuarit e ministrave të Bujqësisë, të cilët në momentin që eprorët e tyre i ndryshon Rama, janë të shkarkuar nga drejtuesi i ri i ministrisë. Kështu ka ndodhur edhe me drejtuesit e fundit të AKU-së. Pas largimit të Frida Krifcës nga Ministria e Bujqsisë edhe drejtoresha Jeta Deda u largua nga pozicioni i saj.

Në kohën kur AKU-ja përdoret për qëllime politike, vendi po mbushet me elementë të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Zbulimi në Portin e Durrësit tregon se vendi ynë është në rrezik nga produkte që e dëmtojnë organizmit. Statistikat kohët e fundit tregojnë rritje të numrit të rasteve të numrit të sëmundje të rrezikshme tek shqiptarët.

Zbulimi në Portin e Durrësit është një këmbanë alarmi dhe mbetet të shihet nëse autoritet do ta bëjnë publike apo ky rast do të mbahet i fshehtë dhe orizi i sekuestruar mund të hidhet në treg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit