Skandal me punëtorët në Amazon, trajtohen si skllevër: Na shohin si numra, ka ambulanca çdo ditë

Skandal me punëtorët në Amazon, trajtohen si…

Kjo nuk është hera e parë që ngrihet një problem i tillë, por detaje shokuese janë bërë publike mbi kushtet në të cilat punojnë punëtorët në Amazon.

Amazon përgatitet të bëjë 2 miliardë paund në shitjet e së Premtes së Zezë në Mbretërinë e Bashkuar, stafi i magazinës ka akuzuar pronarin se po i trajton ata si “skllevër” ose “robotë”.

“ Artikujt janë shumë të rëndë, gjq që e bën punën fizike shumë të papërballueshme dhe urdhrat e dhëna nga drejtuesi janë stresuese. Gjithçka ka të bëjë me paratë.”-thonë ata.

Sipas medieve të huaja brenda ambienteve të punës ka pasur njerëz që kishin humbur vetëdijen, ose që vuanin nga lëndime traumatike, probleme me frymëmarrjen, dhimbje gjoksi ose kardiake.

Një tjetër ish-punëtor tha se vitet e punës manuale për Amazon i shkaktuan shumë probleme me shtyllën kurrizore.

Ai tha: “Amazon i sheh njerëzit ashtu si numrat, ashtu si minjtë.” Ambulancat mbërrijnë shumë shpesh në kompani ndërkohë që ka pasur dhe një rast ku një nga punonjësit ka tentuar të vetëvritet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit