
Një qytetar shqiptar që jeton prej vitesh në Gjermani ka denoncuar në redaksinë tonë një ngjarje shqetësuese që hedh hije të rënda mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe integritetin e institucioneve.
Sipas dëshmisë së tij, ai është kontaktuar nga një punonjës si selisë së Partisë Socialiste në Elbasan, i cili e pyeti nëse i kishte mbërritur fleta e votimit. Qytetari shprehet se nuk ia ka dhënë askujt numrin, përveçse Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kur u regjistrua për të votuar nga jashtë.
Ky incident ka ngjallur revoltim dhe dyshime serioze për keqpërdorim të të dhënave personale nga institucionet shtetërore në funksion të partisë në pushtet. Në një vend ku KQZ-ja duhet të qëndrojë neutrale dhe të garantojë fshehtësinë dhe sigurinë e votës, një veprim i tillë ngre dyshime të forta për ndërhyrje politike dhe përdorim të paligjshëm të informacionit të qytetarëve.
Mesazhi i qytetarit:
“Sot më mori në telefon dikush që tha se po telefononte nga selia e Partisë Socialiste në Elbasan. Më pyeti nëse më kishte ardhur fleta e votimit këtu në Gjermani. Unë jetoj prej vitesh këtu dhe nuk i kam dhënë numrin tim askujt tjetër përveçse në faqen zyrtare të KQZ-së, kur u regjistrova për të votuar nga jashtë. Asnjë subjekt tjetër, asnjë parti politike nuk ka pasur kurrë akses në numrin tim. Jam i revoltuar dhe i shqetësuar. Si është e mundur që një institucion që duhet të jetë neutral si KQZ t’i kalojë të dhënat personale të qytetarëve partisë në pushtet për të bërë fushatë? Ky është një shembull i pastër se sa i vjedhur është ky shtet – ku edhe një institucion si KQZ, që duhet të garantojë integritetin e votës, përdoret për interesat e partisë në pushtet.”