Skandal: Ministri kapet duke e tradhtuar gruan me asistenten e tij (Foto)

Skandal: Ministri kapet duke e tradhtuar gruan…

Një aferë e rëndë ka shpërthyer në Angli. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, u kap mat duke puthur ndihmësen e tij. Sipas Daily Mail, tani posti i tij është në rrezik, pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.

42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.

Të dy janë të martuar. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë. Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit