SKANDAL/ Ministria Xhaçka shkarkon shefin e Forcës Detare

SKANDAL/ Ministria Xhaçka shkarkon shefin e Forcës…

Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra.

Shkak për shkarkimin e Meçollarit është bërë lejimi i celebrimit të një çifti në anijen e rojes bregdetare, ku do zhvillohej dhe dasma.

 Sipas informacioneve mësohet se Meçollari do vijojë të jetë në flotën detare, por jo me role drejtuese.

Në vend të tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së. Ka qenë Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes që ka firmosur shkarkimin e Meçollarit dhe delegimin e Begajt në krye të Forcës Detare.

Por mësohet se ceremonia është ndërprerë dhe Meçollari shprehet se urdhri për lejimin nuk është dhënë nga ai por nga titullarët në Ministrinë e Mbrotjes në Tiranë.

Mediat raportojnë për përgatitjet e ceremonisë në anije, ku ka qenë një qytetar që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar një video.

Përfshirja e Artur Meçollarit në grupi negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë, bëri shumë bujë dy vite më parë.

Në atë kohë, opozita hodhi akuza ndaj Meçollarit, duke thënë se ishte spiun i rusëve dhe kinezëve.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u thirr nga Komisioni i Sigurisë për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat ndaj Meçollarit. Xhaka u shpreh gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, se nuk ka të dhëna për implikimin e tij në histori spiunazhi.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit