Skandal në Ambasadën shqiptare në Londër/ Emigranti denoncon zhvatjen: 300 paund për të aplikuar për pasaportë...

Skandal në Ambasadën shqiptare në Londër/ Emigranti…

Që shteti shqiptar i drejtuar nga Rilindja tashmë ka marrë tatëpjetën, kjo nuk do as mend e as kalem…

Këtë e konfirmojnë çdo ditë skandalet e panumërta që shqiptarët denoncojnë sidomos tek mediat, por edhe ato që pëlcasin si “plagë të maisura” nga korrupsioni ku e ka zhytur vendin Edi Rama.

Rasti më i fundit është ky denoncim që është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilit i ka ardhur nga një qytetar shqiptar në Angli.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britani kanë denoncuar tek ish-kryeministri, degradimin dhe korrupsionin e madh në të cilën është zhytur ambasada shqiptare në Londër.

Sipas denoncuesit njerëzit po paguajnë nga 300 paund për të aplikuar për pasaportë pa radhë, ose për dokumente të tjera.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook:

“Akuzon per korrupsion ne ambasaden tone ne Londer!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje SALI BERISHA  UROJ TE JESH MIR ( po shpreh nje shqetsim ne ambasaden shqiptare ne ANGLI se pari kan krijuar ni kaos te pa imagjinushme  sepse puntoret jan te paket (POR SE FUNDEMI KA FILLUAR NJE KORRUPSION I PA PAR NDONJE HER NJERZIT PO PAGUAJ NGA  £300 per tu fut me mik pa radhe per aplikimin e pashaportave ose te nje dokumenti tjeter (ME PAK FJAL ASHTU SIC KA DEGRADU QEVERIA E KRIMIT NE SHQIPRI  KA DEGRADUAR AMBASADA KETU !!!!”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit