Skandal në emision, juria bullizon fëmijën: Do rije pa ngrënë për të kërcyer?

Skandal në emision, juria bullizon fëmijën: Do…

Një video e shpërndarë në internet tregon një moment ku juria e përbërë nga Albi Nako dhe moderatorja Erjona Rusi, janë duke komentuar performancën e disa fëmijëve që kanë kërcyer.

Ajo që ka bërë bujë në video, është fakti që Nako tallet apo komenton me nota humori duke vënë në siklet vajzën dhe duke i përmendur peshën e saj.

“Do të rije pa ngrënë për të kërcyer”, e pyet moderatorja vajzën.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh”, i thotë Nako duke bullizuar fëmijën për performancën e saj. Gjithashtu gjatë kohës që ajo flet dhe tregon se është ndjerë mirë me performancën e saj ai flet me një gjuhë arrogante dhe ironike.

Në programet televizive në vend që t’u jepet hapësirë edukative dhe të shtyhet e të motivohen fëmijët për të ndjekur pasionet e tyre, bullizohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit