Skandal në Francë: 3200 priftërinj shfrytëzuan seksualisht 216 mijë fëmijë

Skandal në Francë: 3200 priftërinj shfrytëzuan seksualisht…

 3200 priftërinj  atolikë francezë kanë abuzuar me 216,000 viktima që prej vitit 1950. Raporti i publikuar nxjer të dhëna që dhe vetë kisha katolike i mbante të fshehura në dosjet e veta.

PARIS- Rreth 216,000 fëmijë kanq qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që prej vitit 1950 e deri në këtë moment qe flasim, shprehet kreu i një paneli që hetoi abuzimet nga anëtarët e kishës.

Jean-Marc Sauvé, i cili ka bërë publikimin e raportit, shprehet se numri mund të rritet në 330,000, nëse do të përfshihej edhe abuzimi nga anëtarët laikë të Kishës.

Dokumenti prej 2.500 faqesh është botuar këtë të martë dhe dokumenton dekada abuzimesh dhe mbulimesh.

Komisioni thekson këtë raport si një “indiferencë mizore” nga ana e Kishës Katolike Franceze në lidhje me viktimat e abuzimit sistematik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit