Skandal në Greqi/ Efektet anësore të vaksinave anti-Covid i morën jetën 63 personave

Skandal në Greqi/ Efektet anësore të vaksinave…

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në 13 maj, Greqia po përballet me një tjetër skandal, këtë herë në sektorin e shëndetësisë. 

Mediat greke raportojnë se EOF ka publikuar të dhënat e grumbulluara për efektet anësore të deklaruara nga qytetarët në vitin 2022, për shkak të vaksinave kundër Covid 19. Në raportet specifike janë 63 vdekje që i atribuohen vaksinave. Vdekjet janë evidentuar nga mjekët ose nga qytetarët, por agjencitë kompetente ende nuk i kanë vlerësuar të gjitha rastet.

Në mënyrë më të detajuar, nga problemet dermatologjike deri tek ato neurologjike, por edhe çështjet që lidhen me kancerin dhe sistemin imunitar janë shënuar nga mjekët dhe qytetarët në kartonët e verdhë të EOF-it, ndërsa bie në sy se janë raportuar 63 vdekje të cilat kanë ndodhur shpejt (0 -7 ditë) deri në disa ditë pas vaksinimit (më shumë se 30 ditë).

Dy vdekje duket se janë vlerësuar dhe atribuar nga autoritetet kompetente shëndetësore për vaksinën (Vaxzevria), ndërsa rastet e mbetura janë ende duke u vlerësuar ose nuk i janë atribuar ende ndonjë preparati. 

Për vitin 2022 janë regjistruar 1633 ngjarje të padëshiruara, nga të cilat 1344 të rënda. Në bazë të të dhënave të EOF-it, shumica e efekteve anësore lidhen me vaksinën Pfizer.

60,2% e raportimeve janë bërë nga femrat dhe 37,48% nga meshkujt, ndërsa moshat që kanë shfaqur përqindjen më të lartë të efekteve anësore janë nga 30 deri në 49 vjeç, të cilët kanë deklaruar në masën 39,93% se kanë pasur efekte negative nga vaksina. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit