Skandal në Lushnje/ 56-vjeçari përdhunon të sëmurën mendore dhe e lë shtatzenë

Skandal në Lushnje/ 56-vjeçari përdhunon të sëmurën…

Një 56-vjeçar, është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 33-vjeçare me problem mendore.

Policia thotë po ashtu se nga egzaminimet ka rezultuar se gruaja është 8 muajshe shtatzënë.

Njoftimi i plotë:

Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit