
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Bushkash të Matit, ku një grua është dhunuar nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë aksionit për prishjen e murit rrethues të banesës së prindërve të saj. Vjoleta Rica ka denoncuar dhunën ndërkohe Komisariati i Burrelit dhe IMT e Bashkisë Burrel heshtin për këtë skandal.
Policia e Bashkiake e Matit dhe Policia e Shtetit kanë dhunuar në menyrë arbitrare një qytetare gjatë një aksionin për prishjen e një muri rrethues në fshatin Bushaksh, në Ulëz, banuar nga mirditorë.
Kjo dhunë e Policisë së Shtetit ndaj një qytetareve vjen në një kohë kur qytetarët të pafajshëm po vriten nga përplasja e bandave për territor, dhe policia nuk po merr përsipër sigurinë e tyre, përkundrazi po i dhunon.