Skandal në ndeshjen mes Bylisit dhe Erzenit, lojtarët harrojnë topin dhe zihen me grushta në fushë

Skandal në ndeshjen mes Bylisit dhe Erzenit,…

Një skenë e përsëritur dhune ka ndodhur edhe këtë të diel në Superligën shqiptare të futbollit. Në javën e 24 të ndeshjeve, Bylis prit në Ballsh skuadrën e Erzenit. Ndeshja në stadiumin “Adush Muça” të është mbyllur me momente shumë të tensionura. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1, teksa pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

Nervat dhe emocionet e lojës i kthyen futbollistët në boksier, duke harruar “fair play” në fushë. Në sherrin e ndodhur u përfshinë thuajse të gjithë lojtarët. Madje situata agravoi sa protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Është dashur ndërhyrja e policisë që të shuhet konflikti, i cili degjeneroi edhe në dhunë fizike. Ndonëse FSHF ka dënuar në masa të rënda dhe të herë pas hershme ekipet dhe lojtarët për dhunën në fushë, sërish ky fenomen mbetet në futbollin shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit