Skandal në Prrenjas/ Miku i Taulant Ballës ndërton HEC-in privat mbi hekurudhën Librazhd-Pogradec

Skandal në Prrenjas/ Miku i Taulant Ballës…

Banorët e fshatit Pishkash në Prrenjas kanë mbetur pa ujë të pjshëm. Shkak për këtë, është bërë ndërtimi i HEC-eve që kanë filluar në mars të këtij viti, kur banorët ishin izoluar për shkak të pandemisë.  

Ndërtimi i HEC-eve mbi hekurudhën Librazhd-Pogradec është licensuar nga kryeministri Rama, për mikun e Taulant Ballës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Gazeta Atdheu, eskavatorët kanë bllokuar edhe tunelin e trenit.

Ndërsa një pjesë e banorëve kanë shkuar të bisedojnë me përfaqësuesit e firmës që po bën punimet, por nuk iu është dhënë përgjigje.

“Vijmë tek firma tani na thonë do sjellin botat me ujë. Kam mbjellë 4 dylym po thahen tani. Kam shpenzuar 5 milionë lekë. Të gjithë shokët kanë mbjellë”, shprehet një banor.

Të njëjtin shqetësim shprehin edhe banorë të tjerë:

“Me çfarë do vaditim ne, s’kemi as për të pirë. Patatet janë thanë për ujë tani. Të na i sjellin ujin siç e kishim më parë”. “Në lagjen time bëhen 30 familje, 80 familje janë në anën tjetër. Dhe lagjia Kakaveci me 180 familje, po me këtë kanal furnizohemi”. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit