Skandal në Shëndetësi! Drejtori i Traumës i kursen shqiptarëve 90 mijë lekë, 600 Milionë ia jep oligarkëve

Skandal në Shëndetësi! Drejtori i Traumës i…

Duket se vazhdon “tradita” e drejtorëve të institucioneve shtetërore, që të shpërdorojnë paratë e Buxhetit të Shtetit. Megjithëse Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës nuk është i vetmi, në nëj tender të fundit të institucionit që drejton, është shpallur fitues operatori ekonomik që ka dhënë ofertën më të lartë me pothuajse 100% të fondit limit.

Pas riskonstruksionit të “Maternitetit Gelardinë”, që u hodh ën tokë për 4.6 Miliardë Lekë, tashmë i ka ardhur radha Spitalit të Traumës në një tender me objekt: “Projekt preventiv për Rikonstruksionin e Godinës së Korpusit Qendror dhe sistemime të ambienteve të jashtme të SUT” me vlerë 536 Milionë e 92 Mijë Lekë pa Tvsh. “Fondet janë vënë në dispozicion të AK për dy vite buxhetore ku 25% do të paguhen brenda buxhetit të vitit 2021 dhe 75% do të paguhen në vitin buxhetor 2022.”-citohet në procedurën e prokurimit.

Në garë për të fituar tenderin e majmë kanë marrë pjesë 8 kompani:

  1. Civil Cons sh.p.k & C.E.C GROUP sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 53,600,000 Lekë
  2. ATELIER 4 Sh.p.k & INFRAKONSULT Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 0 Lekë
  3. Engineering Consulting Group Sh.p.k & HMK-Consulting Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 0 Lekë
  4. GJEOKONSULT & CO Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 51,350,000 Lekë
  5. INSTITUTI DEKLIADA – ALB Sh.p.k & ARENA MK Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 52,900,000 Lekë
  6. NET-GROUP Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 0 Lekë
  7. ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS Sh.p.k: Skualifikuar

Në fazën e dytë janë skualifikuar operatorët ekonomikë që kanë ofruar ofertë ekonomike me vlerë 0, por megjithatë fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Civil Cons sh.p.k & C.E.C GROUP sh.p.k” që kanë ofruar vlerën më të lartë ekonomike me një diferencë prej 92 Mijë Lekësh të vjetra, kur dy operatorë të tjerë ”GJEOKONSULT & CO Sh.p.k” dhe “INSTITUTI DEKLIADA – ALB Sh.p.k & ARENA MK Sh.p.k” kanë ofruar disa milionë më pak.

Duket se Zenelaj nuk e ka patur parasysh parimin primar të prokurimeve publike, atë të minimizimit të kostove për shpërdorimin e parave publike, kur ka nxjerrë fitues kompaninë që ka dhënë ofertën më të lartë ekonomike me 643 Milionë Lekë me Tvsh.

Rikujtojmë se pak kohë më parë u shënua një tjetër skandal përsa i përket prokurimeve publike në Shëndetësisë, ku i ashtuquajturi “rikonstruksioni” i Maternitetit Geraldinë iu kushtoi shqiptarëve 4.6 Milionë, dhe rrënoi trashëgiminë kulturore duke hedhur në tokë të gjithë godinën që supozohet të rikonstruktohej./JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit