Skandal në TEG, shpërfillen masat anti-Covid/ Pse nuk vendoset gjobë ndaj Samir Manes

Skandal në TEG, shpërfillen masat anti-Covid/ Pse…

Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe më pas Qeveria vendosën para disa ditësh masat e reja në kuadrin e parandalimit të përhapjes së Covid-19 në vend.

Mes masave që kanë nisur të zbatohen është edhe ndalimi i jo më shumë se 10 persona në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Madje kjo masë e miratuar ka ndërprerë edhe takimet politike në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga kjo masë e vendosur nuk kanë qenë të pakta rastet kur policia ka gjobitur administratorë lokalesh e restorantesh dhe qytetarë, pasi ishin pjesëmarrës në festa apo grumbullime mbi 10 persona.

Por duket se masa e propozuar nga Komiteti Teknik dhe e kthyer në një Akt Normativ nga Qeveria nuk ka vlerë kur bëhet fjalë për qendrat tregtare, veçanërisht kur pronar i saj është Samir Mane.

LEXO EDHE  Habit Policia e Elbasanit: Sekuestruam 7 “Play Station” … si lojëra fati!

Në TEG ka pasur një grumbullim njerëzish që ka thyer çdo rregull. Pamjet tregojnë shumë më tepër se 10 persona, që nuk kanë asnjë distancë fizike mes tyre dhe disa mbajnë maskat sa për tu dukur se kanë një të tillë.

Ndoshta ky është një nga ato momentet që institucionet duhet të vepronin ose duhet të veprojnë, pasi nuk ka asnjë kuptim që çdo ditë Ministria e Shëndetësisë ti bëjë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancimin fizik, të mbajnë higjenën personale, apo të mos grumbullohen.

Grumbullim më të madh se ky që ka ndodhur në TEG nuk ka pasur as në aktivitetet e partive politike, të cilat u ndaluan në të njëjtin Akt Normativ që parashikohen edhe mosgrumbullimet me më shumë se 10 persona.

Burimi Bold News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit