Skandal në Turqi/ Foshnjës i jepet gabimisht vaksina anti-Covid

Skandal në Turqi/ Foshnjës i jepet gabimisht…

Në Izmir të Turqisë, ka nisur një hetim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik, lidhur me pretendimin se një foshnjë është vaksinuar aksidentalisht kundër Covid-19. Gjithashtu, një hetim ka nisur edhe mbi deklaratat e bëra nga një pedagog i Universitetit Egje, i cili tha se “në disa qendra shëndetësore, foshnjat u vaksinuan kundër koronavirusit”.

“Ndonjëherë gjërat ndodhin gabimisht. Për shembull, ata mund ta përziejnë atë vaksinë me një vaksinë tjetër, vaksinën e hepatitit B, vaksinën e fruthit. Ndodh që fëmijët e vegjël të vaksinohen kundër Covid”-tha prof. dr. Zafer Kurugöl, gjë që shkaktoi indinjatë në shoqëri.

Sipas mediave të huaja, më vonë deklarata e tij ndryshoi duke thënë se vetëm një foshnjë u vaksinua gabimisht dhe se Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim administrativ për çështjen. Nga ana tjetër ministria deklaroi se ekziston një sistem i sigurt i gjurmimit të vaksinave dhe se i gjithë procesi i vaksinimit është i monitoruar në çdo hap.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit