Skandal në volejboll U-18, trajneri godet me shuplakë lojtaren

Skandal në volejboll U-18, trajneri godet me…

Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos. Në pamjet që janë bërë virale në rrjet shihet se si trajneri i Korçës, Romeo Xega, i qëllon me shuplakë njërës prej lojtareve.

 Ai kishte grumbulluar ekipin dhe teksa po i bërtiste një prej lojtareve e ka goditur asaj me shuplakë. Askush tjetër aty nuk ka reaguar, madje as vajzat e tjera të ekipit.

Çka të jep përshtypjen se ky është një rast i përsëritur. Ndërsa kërkohet që të reagojnë menjëherë instancat përkatëse. Sepse ky nuk është aspak një veprim sportiv por është dhunë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit