Skandal nga Koreja e Veriut: Familjet ndëshkohen për vetëvrasjet e të afërmve

Skandal nga Koreja e Veriut: Familjet ndëshkohen…

Raporte të fundit nga burime të brendshme dhe media të pavarura hedhin dritë mbi një dukuri shqetësuese në Korenë e Veriut, vetëvrasjet po trajtohen si krim politik, dhe autoritetet paralajmërojnë se familjarët e viktimave mund të përballen me ndëshkime.

Sipas Radio Free Asia, Kim Jong Un ka lëshuar një urdhër sekret ku “vetëvrasja” shpallet “akt tradhtie ndaj socializmit”.
Ky urdhër është diskutuar në takime emergjence në nivele provinciale, ku zyrtarët lokalë u thanë se do të mbahen “bashkë-përgjegjës” në rast se nuk parandalojnë vetëvrasjet në territorin e tyre. Burimet raportojnë se disa nga rastet më tronditëse janë vetëvrasje të tërë familjeve, përfshirë raste ku njerëzit, të lodhur nga uria ekstreme, vendosin të hedhin dorë nga jeta së bashku.

Sipas Asia Press, zyrtarë lokalë po mbajnë predikime në vendet e punës, duke paralajmëruar se “fëmijët deri te kushërinjtë e katërt” mund të ndëshkohen për shkak të veprimeve të dikujt në familje. Në këto takime thuhet se vetëvrasja nuk është thjesht problem social, por një akt “kundërshtimi ideologjik”, dhe se familjarëve mund t’u ndalen mundësitë për të marrë pozicione partiake ose sociale pas një vetëvrasjeje.

Ekspertët për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se ky lloj politizimi i vetëvrasjeve është pjesë e mekanizmit më të gjerë të “ndëshkimit kolektiv” , ku familjet e individëve që shihen si “kundërshtarë”  e mund të vuajnë pasojat për veprimet e një personi.
Raportet historike dhe dëshmitë e defektorëve flasin për një sistem në të cilin familjet, përfshirë breza janë viktima të persekutimit politik bazuar në “krime nga asociacioni familjar”.

Ky fenomen përbën një alarm të madh, përtej krizës ekonomike dhe humanitare, këtu ka edhe një instrument shtetëror që kriminalizon dëshpërimin. Kjo situatë rrit shqetësimet ndërkombëtare për shkelje të të drejtave themelore dhe përdorim të frikës si mjet ideologjik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit